Desarrollo de una plataforma colaborativa para la mejora de la cadena logística (eficiencia y costes)

2017-04-27

La Cámara de Comercio e Industria de Durrës ha mencionado en una publicación a ALG, a propósito del proyecto llevado a cabo en Albania. ALG realizó un assessment de la performance del corredor Tirana-Durres desde un punto de vista logístico, mapeando las infraestructuras y servicios de transporte y logística disponibles, así como la demanda de servicios en el corredor.

Se identificaron las fortalezas y debilidades de la cadena logística en el contexto albanés, especialmente en vistas a la integración económica con otros países balcánicos. A partir de dichos resultados se diseñó un concepto de plataforma logística colaborativa que, a través de information sharing y funciones de Marketplace, permita estimular la maduración del sector logístico del país desde su rigidez y poco desarrollo actuales hacia un mercado con mayor intensidad competitiva.

Minsait ha colaborado con ALG desarrollando una plataforma adecuada a dichos requisitos y se está realizando un proyecto piloto con transacciones reales entre un selecto grupo de stakeholders privados que están apostando por la plataforma desde su fase de desarrollo.

Este es el texto original de la noticia:

NJË PLATFORMË MODERNE PËR TRANSPORTIN SHQIPTAR

Përmes fondeve të dhëna nga donatorët e saj europianë, Banka Botërore ka angazhuar studion spanjolle ALG e specializuar në IT, për të ngritur një platformë web të posaçme bashkëpunimi të logjistikës së transportit, fillimisht me fokus korridorin Durrës-Tiranë e më pas të gjithë vendin. Kjo është një mundësi unike për Qarkun Durrës dhe vendin në tërësi. Organizatat publike dhe private në të gjithë Shqipërinë tashmë po marrin pjesë në këtë projekt në mënyrë që ai të jetë i suksesshëm. Platforma synon të bëhet një mjet i fuqishëm për transformimin dhe modernizimin e sektorit të logjistikës në Shqipëri drejt integrimit të tij me tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës. Platforma është në fazën e zhvillimit të saj, dhe do të testohet nëpërmjet një projekti pilot gjatë periudhës Maj-Qershor 2017, kur do të kryhen transaksione të vërteta.

Një rezultat i suksesshëm i projektit pilot është çelësi për qëndrueshmërinë e ardhshme të platformës. Ajo do të jetë një pikë takimi për të gjitha palët e interesuara, ku ata do të mund të përfitojnë nga:

  • Një treg për ofrimin e magazinimit dhe shërbimeve të transportit rrugor
  • Informacioni operativ mbi kuadrin rregullator nga administrata publike
  • Një direktori e aktorëve, duke paraqitur veçoritë e tyre kryesore të biznesit të tyre Nëpërmjet kësaj platforme spedicionerët (shippers) do të jenë në gjendje të gjejnë me lehtësi shërbime transporti dhe logjistike me kosto efiçente të besueshme. Po ashtu, ata do të jenë në gjendje të zgjerojnë klientelën e tyre dhe të forcojnë kulturën e nënkontraktimit (outsourcing) në vend. Në fakt, kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer për ofruesit e shërbimeve të logjistikës, transportuesit në sektorin e transportit rrugor dhe spedicionerët e mallrave (freight forwarders), që dëshirojnë të forcojnë pozicionin e tyre konkurrues në të ardhmen dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin e vendit.

Për të sqaruar detaje mbi këtë platformë shërbeu edhe seminari i javës së parë të prillit, i realizuar si bashkëpunim i Bankës Botërore me Dhomën. Pjesëmarrja tepër aktive e 10 kompanive të transportit dëshmoi interesimin e madh të tyre për t´u bërë pjesë e platformës. Me të drejtë lektorët e huaj kërkuan së pari nga këto kompani komente dhe opinione të tyre, me qëllim përmirësimin dhe pasurimin e platformës. Më tej do të hapet rruga për rregjistrimin e kompanive në këtë platformë, i cili do të jetë falas. Problem tepër i rëndësishëm mbetet vazhdueshmëria e projektit, për të cilën Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ofroi specialistët bashkëpuntorë të saj. Natyrisht, do të jetë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës që do të vendosë kujt do t’ia besojë mirëmbajtjen, pasurimin dhe azhornimin e platformës. Më tej, siç u shpreh njëri nga diskutantët, mund të jetë vetë biznesi i interesuar që do të financojë vazhdueshmërinë, duke derdhur një pagesë të arsyeshme për rregjistrimin në platformë. Dhe sigurisht, çdo zhvillim i ardhshëm do të varet nga performanca e projektit gjatë vitit të parë, e mbështetur nga Banka Botërore.

Resource: Electronic Newspaper Nº12/2017 of Chamber "T&I Durrës" (page. 4).

Durrës